Michelle Obama për intervistën e Meghan

13:05 17/03/2021

“Unë thjesht lutem që të ketë falje”

Michelle Obama ka shfaqur mendimet e saj, rreth intervistës “Bombë” të Princit Harry dhe Meghan, me Oprah Winfrey javën e kaluar.

“Shpresa ime është që, kur të mendojnë për atë që po kalojnë, të mendojnë edhe për rëndësinë e familjes dhe thjesht  lutem që të ketë falje dhe të ketë qartësi, dashuri dhe vendosmëri në një moment të tillë. Sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme se familja.”

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, tha se nuk është befasuar shumë me t’i dëgjuar deklaratat e dukeshës Meghan Markle për racizëm përbrenda familjes mbretërore britanike.

“Siç kam thënë edhe më herët, raca nuk është një konstrukt i ri në këtë botë për njerëzit me ngjyrë, prandaj nuk ishte një befasi e plotë për mua t’i dëgjoja përjetimet e saj dhe t’i artikuloja ato që ajo i ka ndier.”

Intervista me Meghan dhe Harry, tërhoqi vëmëndjen në të gjithë botën dhe shkaktoi reagime publike nga një numër i madh njerëzish të famshëm dhe figura globale, përfshirë tani, zonjën Obama dhe zdhënësin kryesor të presidentit Joe Biden.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *