Miçigan, sulmi në shkollë: Adoleshenti do të gjykohet si i rritur

11:36 02/12/2021

Ethan Crumbley do të përballet me akuzat për terrorizëm dhe vrasje të shkallës së parë

I dyshuari për të shtënat në një shkollë në Miçigan do të përballet me akuzat për terrorizëm dhe vrasje të shkallës së parë  ku mbetën të vrarë katër persona dhe u plagosën shtatë të tjerë. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar se çfarë e nxiti sulmin me armë ndërsa ai do të gjykohet si i rritur.

Sipas prokurores së qarkut Oakland, Karen McDonald, ndaj autorit të dyshuar të sulmit me armë, i cili studionte në vitin e dytë të një shkolle të mesme në Oksford të Miçiganit, rreth 65 kilometra në veri të Detroidit, janë ngritur një sërë akuzash penale. “Ishte absolutisht një akt i paramenduar“, tha ajo.

Ka shumë mundësi që shumë shpejt të ketë akuza të reja shtesë“,  shtoi më tej McDonald. Në çantën e shpinës së Ethan-it u gjet një ditar ku tregonte dëshirën e tij për të qëlluar shkollën.

I dyshuari hapi zjarr të martën në shkollën e mesme Oksford, me një armë që babai i tij kishte blerë katër ditë më parë. Për shkak se i dyshuari është nën 18 vjeç, ai fillimisht u transferua një qendër paraburgimi për të mitur por ai nuk u la shumë gjatë aty nga frika se ai përbën një rrezik për të miturit e tjerë.

Një mësues dhe gjashtë nxënës të tjerë u plagosën, disa prej të cilëve vazhdojnë të jenë në gjendje kritike.

Kjo është ngjarja më e rëndë që ka prekur këtë vit shkollat amerikane, sipas “Education Week”. Incidenti i rëndë  ka të ngjarë të nxisë debate rreth kontrollit të armëve dhe mbi kujdesin që i kushtohet shëndetit mendor.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.