Microsoft prezanton kompjuterin më të fundit

21:20 17/04/2021

Risia e tij qëndron në teknologjinë e fundit që ofron, pamjen perfekte dhe lehtësinë në përdorim

Kompania Microsoft ka prezantuar kompjuterin e tij Windows 10, laptopin Surface 4, pas më shumë se një vit nga hedhja në treg e laptopit Surface 3.

Surface 4 vjen me një ekran me prekje, me material copë alcantara, mat i zi. Laptopi ka vetëm një portë USB, një vend për kufjet dhe portën Surface Connect, e krijuar nga vetë kompania.

Microsoft ka bërë disa ndryshime brenda pajisjes. Kompania thotë se ka shtuar me 70 përqind performancën e pajisjes.

Vendimi vjen pas zgjedhjes së Apple për të kaluar nga procesorët Intel tek çipët M1. Kjo është pritur mirë nga përdoruesit.

Kjo teknologji e fundit vjen gjithashtu edhe me risi të tjera si në memorien që mbart, ashtu edhe në shpejtësinë, lehtësinë në përdorim apo edhe pamjen perfekte që ofron.

Ky version i ri vjen në treg me një çmim 999 dollarë.

Klan News

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *