Microsoft prezanton zyrtarisht sistemin e ri Windows 11

09:10 25/06/2021

Microsoft ka prezantuar sistemin e ri Windows 11. Sipas kompanisĂ« ky sistem i ri operativ do tĂ« jetĂ« nisja e “gjeneratĂ«s tjetĂ«r” e pĂ«rvojĂ«s virtuale. Me ndryshimet e fundit tashmĂ« tĂ« gjitha aplikacionet qĂ« janĂ« nĂ« Play Store mund tĂ« shkarkohen dhe nĂ« Windows 11.

Këto ndryshime do të lejojnë të gjithë përdoruesit që të kenë mundësi për lojëra dhe programe për punë, njësoj si në sistemin operativ të Apple, Mac.

Panos Panay, menaxheri i Microsoft, premtoi disa ndryshime për shpejtësinë dhe sigurinë e këtij sistemi të ri, pasi përdoruesit e Windows gjithmonë kanë pasur ankesa.

Micrsoft në faqen zyrtare bën me dije se përmirësime do të ketë dhe në menunë Start, e cila do të ketë më shumë mundësi për të gjithë përdoruesit.

Po ashtu përmirësime do të ketë dhe Microsoft Edge, dhe tashmë do të jetë më e lehtë gjetja e informacioneve argëtuese dhe shkarkimi i të gjitha programeve që doni.

Windows 11 , për sa i përket lojërave do të ketë një bashkëpunim me Xbox GamePass, duke ju dhënë mundësinë e përdorimit të mbi 100 lojërave për të gjithë përdoruesit.

[embedded content]

Në fund Microsoft sqaron se përdoruesit e Windows 10 mund të shkarkojnë falas sistemin e ri Windows 11, kur ai të jetë i disponueshëm për të gjithë./tvklan.al















TĂ« ngjashme “”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *