Microsoft vendos të mos mbështesë më “Internet Explorer 11”

08:15 22/05/2021

Microsoft lajmëroi këtë javë që nuk do të suportojë më “Internet Explorer 11” duke nisur që nga 15 Qershori i vitit 2022. Pas 26 vitesh në të cilat shfletuesi i famshëm për ngadalësinë e tij ka mbijetuar mrekullisht, kompania ka vendosur të mos e integrojë më në pajisjet e saj.

Sipas “Microsoft”, shfletuesi më i fuqishëm i viteve 1995-2002, nuk është praktik, funksional dhe as i përshtatshëm për të punuar në Web, si edhe shumë më pak i sigurt sesa shfletuesit modernë.

Deri më tani, kompania e ka integruar në Windows për t’u siguruar që aplikacionet e dizenjuara posaçërisht për korporatat funksiononin si duhet, pasi shpesh shfaqin probleme me përshtatjen e versioneve të reja të shfletuesve.

“Microsoft” krijoi “Edge” në 2015 që është shumë më inovativ, ndërsa aktualisht tregu dominohet nga “Google Chrome” i “Google” që komandon 69% të tij./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *