Microsoft vlen 3 trilion Dollarë

microsoft vlen 3 trilion dollare

22:18 24/01/2024

Aksionet e kompanisë amerikane Microsoft kanë kapur vlerën e 3 trilion Dollarëve në bursë ditën e sotme.

Me këtë vlerë, Microsoft renditet si kompania e dytë më e shtrenjtë në botë, pas Apple që vlen 3.01 trilion Dollarë.

Analistët thonë se shkak i rritjes së aksioneve në bursë të Microsoft është partneriteti me ChatGPT, të inteligjencës artificiale.

Nga ana tjetër, Apple po përballet me rënie të aksioneve të saj, për shkak të kërkesës më të vogël për iPhone veçanërisht në tregun e Kinës. Lidhur me këtë, Apple po u ofron përdoruesve në Kinë zbritje për blerjen e telefonave iPhone për të rritur shitjet.

Ndërkohë, aksionet e Microsoft u rritën me 57% gjatë vitit 2023 dhe me 7.3% për vitin 2024 deri më tani.

/tvklan.al


Të ngjashme“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bot sot “”www.botasot.al/a> “”

Similar Posts