Microsoft zëvendëson modelin e shkrimit dhe përdoruesit ‘shpërthejnë’

microsoft zevendeson modelin e shkrimit dhe perdoruesit shperthejne

19:55 25/01/2024

Nëse përdorni Microsoft Office, duhet të jeni mësuar që shkrimi të shfaqet në modelin Calibri. Por gjiganti teknologjik ka shkaktuar pakënaqësira këtë javë me zëvendësimin e Calibri për herë të parë në 17 vite.

Modeli i ri i shkrimit është Aptos dhe përdoruesit kanë kritika. “Kompjuteri i punës ndryshoi nga hiçi modelin e shkrimit nga Calibri në çfarëdo qoftë kjo që duket si shaka”.

Aptos u përzgjodh vitin e shkuar, por tashmë Microsoft ka nisur ta aplikojë te përdoruesit në mbarë botën.

microsoft zevendeson modelin e shkrimit dhe perdoruesit shperthejne 1

“Aptos është i theksuar dhe i dukshëm. Artikulon shumë gjuhë dhe ka tone të ndryshme. Skajet janë të pastra. Hapësirat e vogla brenda kontureve të shkronjave e bëjnë më  të lexueshëm, sidomos te shkronjat e vogla”, janë disa nga frazat me të cilat e ka përshkruar Microsoft.

Edhe pse është shumë i ngjashëm me Calibri, përdoruesit janë ‘acaruar’ nga ndryshimet e vogla Fatmirësisht, ka një mënyrë të lehtë që ta riktheni formatin tuaj në preferuar.

Shkoni në menunë Home > Font Dialog Box Launcher > Calibri. Zgjidhni përmasën që doni dhe klikoni “Set As Default”. Do të shfaqet një tabelë që kërkon specifikim nëse doni që ta aplikoni për dokumentin që keni të hapur apo për të gjitha. Klikoni dy herë ikonën OK pasi të keni bërë zgjedhjen tuaj./tvklan.al


Të ngjashme“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bot sot “”www.botasot.al/a> “”

Similar Posts