
Mijëra abonentë të kompanisë telefonike “ONE” kanë qenë pa shërbim ditën e sotme në telefonat e tyre.
Asnjë prej shërbimeve të ofruara nga kjo kompani, thirrjet telefonike, mesazhet apo edhe shërbimi i internetit nuk kanë qenë të disponueshëm për qytetarët.
Qindra prej tyre kanë tentuar të lidhen me kompaninë përmes telefonit apo duke shkuar në pikat e tyre, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Në rrjetet sociale, përfshi edhe faqen e kompanisë në Facebook ata shprehen të indinjuar nga mungesa e përgjegjësisë nga ana e “One”, e cila nuk ka bërë asnjë njoftim paraprak për ndërprerjen e shërbimeve të telefonisë, mesazheve dhe internetit.
Kur janë bërë rreth 12 orë nga ndërprerja e shërbimit, kompania ende nuk ka reaguar dhe kërkuar ndjesë për problemet e shkaktuara, por as institucionet shtetërore përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorëe nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al