Mijëra afganë po përballen me një jetë më të vështirë

mijera afgane po perballen me nje jete me te veshtire
mijera afgane po perballen me nje jete me te veshtire

18:41 28/08/2021

Rreziku për sulme terroriste në Aeroportin e Kabulit është shtuar

Situata në Afganistan paraqitet tejet dramatike. Rreziku për sulme terroriste në aeroportin e Kabulit është rritur gjithnjë e më shumë ndërsa Ambasada Amerikane u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të mos shkojnë në aeroport. Por talebanët i kanë kërkuar SHBA-së që të mbajë një prani diplomatike në Afganistan pas përfundimit të tërheqjes së saj, e planifikuar më 31 Gusht. Uashingtoni ende nuk ka marrë një vendim. Një paralajmërim i ngjashëm erdhi nga Ambasada përpara sulmeve kamikaze që ndodhen jashtë aeroportit.

Ndërkohë zhurma të përsëritura të shtënash të armëve janë dëgjuar në aeroportin e Kabulit dhe është përhapur gaz lotsjellës. Dëshmitarët thonë se talebanët kanë gjuajtur jashtë aeroportit për të shpërndarë turmat. Me bankat e mbyllura dhe pothuajse asnjë mënyrë për t’u larguar nga vendi, banorët e Kabulit janë duke u shqetësuar gjithnjë e më shumë se si do t’ia dilnin mbanë në ditët dhe javët e ardhshme ndërsa talebanët do të konsolidojnë kontrollin e tyre mbi jetët e tyre.

Dhjetëra protestues kanë marshuar pranë zyrës kryesore të bankës New Kabul. Monedha afgane ka pësuar rënie të madhe ndërsa çmimet e ushqimeve po rriten shpejt duke e bërë jetën më të vështirë për shumë afganë.

Përsa i përket evakuimeve nga disa vende perëndimore, tashmë ose kanë përfunduar ose janë drejt përfundimit. Një përfaqësues i NATO-s deklaroi se është bërë çmos në kushte tejet të vështira.

Ne e  kemi ndërgjegjen e pastër, sepse me atë që kishim, ne kemi bërë më të mirën, pavarësisht rrethanave ,” u tha gazetarëve diplomati italian Stefano Pontecorvo, para mbërritjes në Romë. Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio ka vlerësuar diplomatët dhe zyrtarët ushtarakë italianë për kontributin e tyre në evakuimin e civilëve duke thënë se Italia ka evakuuar më shumë shtetas afganë se çdo vend tjetër. Vendet perëndimore kanë paralajmëruar se mijëra afganë do të mbeten pas për shkak të sigurisë së ulët në aeroport.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts