Mijëra emigrantë kosovarë rikthehen për festat e fundvitit në vendlindje, radhë kilometrike e pritje të gjata në pikat kufitare (Video)

Edhe këtë vit emigrantët nga Kosova janë nisur për të festuar festat e fundvitit në vendlindje, por janë përballur me kolona dhe pritje të gjata në pikën kufitare në Merdare, madje ka ankesa se në pikën kufitare në Serbi, bashkatdhetarët po u japin të holla policëve në atë pikë që të kalojnë më shpejtë.

Ekipi i Kosova Press ka qëndruar dje për disa orë në pikën kufitare të Merdares, ku bashkatdhetarët prisnin deri në katër orë. Leotrim Shabri tregon se në pikën kufitare të Merdarës ka pasur pritje shumë të gjata.

“Deri këtu jo nuk kemi prit shumë, këtu kemi prit rreth 3 orë e gjysmë katër, mirë ka shkuar deri diku. Por ka shumë thyerje që po hyjnë pa radhë si gjithmonë. Edhe pse jemi të vaksinuar nuk na i kanë kërkuar, jo vetëm këtu por nuk i kërkojnë askund nëpër kufi”, shton ai.

Ndërkaq edhe Habit Shatri ka ankesa për atdhetarët që vijnë nga shtetet e huaja, pasi në kufirin e Serbisë po u japin të holla policëve.
“Një ndjenjë shumë e keqe për neve që presim në radhë kur vinë ata që i japin asaj anës serbe i japin të holla, për neve që presim nga dy tri orë shumë ndjenjë e keqe. E kalon krejt kolonën dhe për neve shumë ndjenjë e keqe, le të shohin edhe ata që iu japin atyre se nuk e kanë mirë”, thotë ai.

Arben Sinani tregon se sa i përket sigurimit, vitin e kaluar nuk ka paguar, ndërkaq këtë vit ai u detyrua të paguajë 77 euro për dy javë.
“Vjet nuk kam paguar sigurim hiç, kurse tash më thanë të paguaj sigurim 77 euro, nuk e di për dy javë ditë 77 euro. Në kufi na ka ra me prit 3 orë e gjysmë” ka shtuar ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *