Mijëra gjoba, 9 shoferë të arrestuar, Rrugorët e Fierit bëjnë bilancin e gushtit dhe apelojnë: Zbatoni rregullat e qarkullimit!

Policia Rrugore e Fierit dhe makinat inteligjente janë të pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut. Në një raport për punën e bërë gjatë muajit gusht, policia njofton se janë arrestuar 9 shtetas që drejtonin automjetet, në gjendje të dehur, dhe janë proceduar penalisht 43 shtetas që drejtonin motomjetet, pa leje drejtimi.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe lehtësimin e qarkullimit gjatë sezonit turistik, Policia Rrugore, e pajisur me mjetet e teknologjisë bashkëkohore, ka vijuar monitorimin e akseve rrugore në të gjithë qarkun, me qëllim konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të Kodit Rrugor.

Gjatë muajit gusht 2023, janë ndëshkuar administrativisht, në total, 7623 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:

-Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 419 drejtues;
-Janë ndëshkuar 1242 drejtues mjetesh për parakalime të gabura;

-635 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;
-524 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

-3922 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia e Rrugore e Fierit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts