Mijëra izraelitë zhvillojnë protestë kundër Netanyahut

Mijëra izraelitë në protestat që zhvilluan në qytetet Kuds, Tel Aviv dhe Kaysariyye në veri, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Sipas lajmit të transmetuesit publik izraelit (KAN) një pjesë e protestuesve që u mblodhën përpara rezidencës së Netanyahut në Kuds u sulmuan nga disa mbështetës të kryeministrit përreth.

Edhe në protestat e ngjashme të zhvilluara në qytetet Tel Aviv dhe Kaysariyye u hodhën slogane kundër korrupsionit të qeverisë dhe Netanyahut si dhe u mbajtën pankarta me mbishkrimet “Netanyahu dështove, ik tashmë”, “Netanyahu të vjen erë e keqe, ik tashmë”.

Protestat të cilat mbahen përpara zgjedhjeve që do të mbahen në vend më 23 mars vazhdojnë prej 37 javësh. Në protestat që ndonjëherë zhvillohen dy herë në javë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit izraelit Netanyahu për shkak të gjykimeve për korrupsion ndaj tij dhe për shkak të menaxhimit të dështuar lidhur me COVID-19.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *