Mijëra njerëz protestojnë kundër vaksinimit të detyrueshëm në Australi

13:21 27/11/2021

Protestuesit kundërshtuan vaksinimin e detyrueshëm dhe pasaportën shëndetësore

Australia është përfshirë nga protestat kundër masave anti-Covid. Rreth 20,000 protestues u mblodhën në Melburn për të kundërshtuar vaksinimin e detyrueshëm dhe pasaportën shëndetësore .

Protestuesit kërkuan shkarkimin e kryeministrit të Viktorias, Daniel Andrews. Demonstrata të  tilla kanë vazhduar për javë të tëra, por situata është përkeqësuar për shkak të masave të reja qe janë prezantuar.

Nisur që  nga dita e hënë të gjithë punonjësit në sistemin arsimor duhet të dëshmojnë se janë të vaksinuar. Demonstratat vinë  pasi Victoria regjistroi 1,252 raste të reja COVID-19 dhe pesë humbje jete në 24 orët e fundit.

Ndërkohë qeveria australiane njoftoi mbylljen e kufijve të saj për 9 vende të Afrikës Jugore dhe ka pezulluar të gjitha fluturimet nga rajoni për shkak të variantit Omicron të covid19.

Ministri i shëndetësisë Greg Hunt tha se pavarësisht normave të larta të vaksinimit sërish nevojiten masa paraprake.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.