Mijëra turistë bllokohen nga stuhia e borës, të paktën 21 viktima në Pakistan

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën për shkak të stuhisë së borës që ka përfshirë Pakistanin. Dhjetëra mijëra vizitorë kanë mbetur të bllokuar në një qytet malor në të cilin bora ka pasur një intensitet të lartë.

Mediat e huaja shkruajnë se mes viktimave janë një oficer policisë, bashkëshortja dhe 6 fëmijët e tyre, të cilët janë gjetur të vdekur në makinë.

Ministri i Brendshëm Sheikh Rahid Ahmed, njoftoi se ushtria është mobilizuar për të pastruar rrugët dhe për të ndihmuar njerëzit që kanë mbetur të bllokuar,

Një prej turistëve është shprehur se gjendja është e vështirë dhe se njerëzit atje po përballen me një situatë të tmerrshme.

Ndërsa vete kryeministri pakistanez Imran Khan u shpreh i tronditur nga ngjarja dhe ka kërkuar që autoritetet të angazhohen plotësisht në këtë situatë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.