Mijëra turistë britanikë në kaos në Portugali

[embedded content]

12:35 05/06/2021

Qeveria në Lisbonë reagon ashpër ndaj masave të reja të Londrës

Lajmi se Britania do të heqë Portugalinë në fillim të javës së ardhshme nga lista e destinacioneve të udhëtimit të konsideruara të sigurta për COVID-19 ka shkaktuar kaos mes turistëve nga Mbretëria e Bashkuar që po pushonin në këtë shtet. Kjo vendimarrje e qeverisë së Boris Johnson do të thotë që mijëra pushues që po kthehen në shtëpi në Mbretërinë e Bashkuar po përballen me një karantinë kthimi 10-ditore.

Pronarët e bizneseve hotele e restorante në Portugali janë të pakënaqur me lajmet negative nga Londra, pasi prisnin që sektori i turizmit të rimarrë vrullin pas muajsh.  Ndërkaq linjat ajrore britanike po vendosin kapacitete shtesë për të rikthyer turistët përsëri në Mbretërinë e Bashkuar nga Portugalia para se ky shtet të hiqet të Martën nga lista e gjelbër e udhëtimit. Vendimi i qeverisë britanike bllokon udhëtimet, ndaj turistët që kishin blerë biletat apo prenotuar hotelet në Portugali nuk duhet të ndërrojne mendje, ndërsa të kthyerit nga ky shtet duhet të izolohen për 10 ditë.

Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se vendimi për të bllokuar udhëtimet me Portugalinë, i cili përfshin ishujt Madeira dhe Azores, duhej të merrej për shkak të një rritjeje në rastet e variantit Delta, zbuluar së pari në Indi. Duke folur nga një takim i ministrave të shëndetësisë të G7 në Oksford, Z. Hancock shtoi se rregullat “e ashpra” për të bllokuar disa nga udhëtimet ndërkombëtare ishin gjithashtu të nevojshme për të mbrojtur suksesin e deritanishëm të vaksinimit në MB.

Ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santos Silva, tha se vendimi i MB nuk ishte i justifikuar dhe se ai nuk e kuptonte “logjikën” e bllokimit te lëvizjes  pasi situatat pandemike ishin shumë të ngjashme në të dy vendet. Silva theksoi se Portugalia kishte regjistruar vetëm 12 raste të të ashtuquajturës variant Nepal.

Ndërkaq Spanja do të rihapë kufijtë e saj për udhëtarët e vaksinuar kundër COVID-19 dhe përgjatë Torremolinos në Costa del Sol, hotelet dhe restorantet po rihapin ose rinovojnë në pritje të turistëve.  Si destinacioni i dytë më i popullarizuar turistik në botë, Spanja pret të mirëpresë 45 milionë turistë të huaj këtë vit – më shumë se dyfishi i 19 milionëve që e vizituan atë në vitin 2020 kur sektori global i turizmit u godit nga pandemia.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *