“Mik i madh i Shqipërisë”/ Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish- Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes: Kampion i lirisë, kontribut për anëtarësimin e vendit tonë në NATO








Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një mesazhi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish- Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld.

lulzim basha

Për Bashën, Rumsfeld ishte përfaqësuesi i një plejade të artë vendimmarrësish që e bënë botën më të sigurtë, më të lirë dhe demokratike.

Po ashtu, kryedemokrati Basha thotë se Sekretari Rumsfeld do të përkujtohet dhe nderohet përherë si një mik i madh i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, pasi ka dhënë një kontribut të paçmueshëm për anëtarësimin e vendit tonë në NATO.

Mesazhi i kryetarit Basha

Me trishtim mësova ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, përfaqësues i një plejade të artë vendimmarrësish që e bënë botën më të sigurtë, më të lirë dhe demokratike. Sekretari Rumsfeld do të përkujtohet dhe nderohet përherë si një mik i madh i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, kontributi i të cilit ka qenë i paçmueshëm për anëtarësimin e vendit tonë në NATO.

Mirënjohje dhe nderim të thellë për këtë kampion të lirisë dhe ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe popullit amerikan. U prehtë në paqe!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *