Presidenti Ilir Meta u prit sot në Hungari nga kryeministri Viktor Orban, të cilin e konsideron një mik të sinqertë të Shqipërisë.
“Bisedë e hapur, e ngrohtë dhe produktive për shumë çështje me interes të përbashkët”, shkruan kreu i shtetit në rrjetet sociale lidhur me takimin me kreun e qeverisë hungareze.
Mesazhi i plotë i Metës
Përherë kënaqësi të takohem me Kryeministrin Orban, mik i sinqertë i Shqipërisë, të cilin e falenderoj për pritjen, si gjithmonë të veçantë.
Bisedë e hapur, e ngrohtë dhe produktive për shumë çështje me interes të përbashkët, në dobi të qytetarëve tanë dhe forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe historike, tradicionale dhe premtuese për të ardhmen.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al