Milani gjen 50 mln për Sheshkon, por surpriza mund të jetë… Lukaku

milani gjen 50 mln per sheshkon por surpriza mund te jete lukaku































Një sulmues dhe një qendërmbrojtës. Këto janë dy nga prioritetet e merkatos së transferimeve te Milani për sezonin e ardhshëm.frwrr

Lëvizjet tashmë kanë filluar dhe nuk është mister që për rolin e sulmuesit kuqezinjtë kanë në krye të listës emrat e Sheshkos dhe Zirkzesë. Nëse konkurrenca nga Juventusi (dhe Arsenali) është e fortë për këtë të fundit, slloveni duket më i arritshëm për momentin. Monkada, në vështirësi për zgjedhjen e trajnerit të ri, do të kishte ndarë një buxhet prej 50 milionë eurosh për ish-lojtarin 20-vjeçar të Salcburgut.

Megjithatë, Laipcigu, zakonisht ngurrues për të bërë zbritje, duhet të bindet. Në fakt për momentin në kontratën e pykës është përfshirë një klauzolë variabël e cila tani shkon deri në 65 milionë euro. Puna e menaxherëve të Sheshkos do të jetë vendimtare, pasi ata kanë qenë në Milano ditët e fundit për të kuptuar kufijtë e shpenzimeve të operacionit. E teksa rishfaqet emri i Shimanskit të Fenerbahçes për vendin e një pyke alternative, nga Anglia bëjnë të ditur se goditja me efekt mund të jetë Romelu Lukaku. Ky i fundit është në fundin e afatit të huazimit të tij te Roma dhe do të kthehet te Çelsi që do ta shiste me kënaqësi duke liruar borderonë edhe nga rroga e tij e rëndë. Ish-interisti mund të jetë kështu një nga alternativat për sulmin e Milanit ku prioritet, siç thamë, mbetet Benjamin Sheshko.

PO MBROJTËSI? – Shumë do të varet edhe nga vullneti i vetë sulmuesit i cili, shkruan “La Gazzetta dello Sport”, duhet të marrë një vendim për të ardhmen e tij deri në fund të muajit. Domethënë, pak pas përfundimit të sezonit në Gjermani. Me pak fjalë, 21-vjeçari është në një udhëkryq, ashtu si edhe Alesandro Buonxhorno, i destinuar t’i thotë lamtumirë Torinos në fund të sezonit. Qendërmbrojtësi premtues pëlqehet nga të gjitha skuadrat e mëdha, veçanërisht Interi dhe Milani.

Sirenat zikaltër nuk janë aspak indiferente ndaj tij, si edhe vardisja e “djallit” që vjen nga larg (ka pasur një tentativë të parë në janar) dhe ka rifilluar ditët e fundit. Siç raporton “Tuttosport, kanë ndodhur kontakte të reja mes menaxherëve të qendërmbrojtësit dhe Xhefri Monkadës, drejtori sportiv i kuqezinjve.

Ky i fundit po provon sërish, por si me Sheshkon, duhen. Janë plot 45 ato të kërkuara nga Ubrano Kajro, president i “Demave”. Por kujdes për përfshirjen e lojtarëve të mundshëm për këmbim. Një emër? Lorenzo Kolombo, aktualisht në Monza, të cilin Torino e vlerëson aq shumë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts