Milicët shiitë pro-Iranit në Irak kërcënojnë me sulme SHBA-në dhe aleatët e saj

Grupet e milicisë shiite pro-Iranit në Irak organizuan një shfaqje të forcës në rrugët e kryeqytetit Bagdad me armë për të kërcënuar praninë ushtarake të SHBA-së në Irak dhe aleatët e tij në vend.

Në pamjet e publikuara në llogaritë e mediave sociale të milicive shiite, shihet se si milicia parakalon me armët e tyre të lehta dhe të rënda në rrugët më të ngarkuara të qendrës së qytetit të Bagdadit.

Milicia mbante fotografi që përmbanin fyerje dhe kërcënime sulmuese të kryeministrit Al-Kadhimi dhe ministrit të Punëve të Brendshme dhe Inteligjencës, Ahmed Abu Ragheb.

Në deklaratën në llogarinë e Telegramit të milicisë në fjalë, është kërcënuar prania ushtarake e SHBA-së në Irak dhe shtrirjet e saj në vend do të jenë në shënjestër.

Në deklaratë thuhet se disa parti politike në Irak e shtyjnë qëllimisht projekt-ligjin për t’i paguar buxhetin Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut, duke lënë të kuptohet se marrëveshja e mundshme e buxhetit midis Bagdadit dhe Erbilit ishte kundërshtuar.

Sulmi ndaj automjeteve të koalicionit që bartin ngarkesa logjistike

Menjëherë pas këtyre zhvillimeve theksohet se forcat e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja kundër organizatës terroriste DEASH kryen sulme në pika të ndryshme gjatë kalimit të automjeteve të mallrave që mbanin materiale logjistike.

Media lokale njoftuan se bombat e vendosura në tokë shpërthyen gjatë kalimit të autokolonave të mallrave në provincat e Babilonisë dhe Al-Qadisiyah.

Ndërkaq nuk u bë asnjë njoftim në lidhje me humbjen e jetës ose pasurisë në sulm. Më tej thuhet se përgjegjësinë për sulmin e mori “Ashab al-Kahf “, një nga grupet e milicisë shiite.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *