Miliona amerikane votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit

08:40 08/11/2022

Votohet për Dhomën e Përfaqësuesve si dhe për Senatin teksa sondazhet tregojnë se demokratët rrezikojnë të marrin epërsinë 

Miliona amerikanë do të votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit, që përcaktojnë fituesit për kongresin si dhe vazhdimësinë e gjysmës së dytë të mandatit katërvjeçar të presidentit Joe Biden.

E gjithë Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së, rreth një e treta e Senatit dhe qeveritë kryesore të shteteve janë në pritje. Votohet për të gjitha vendet në Dhomën e Përfaqësuesve, 435, si dhe për 35 nga 100 vendet në Senat.

Mbi 42 milionë persona kanë votuar tashmë nëpërmjet votimit të hershëm apo me postë. Disa analistë kanë bërë të ditur se numri i përgjithshëm i votuesve do t’ia kalojë totalit prej 115 milionësh që pati në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2018. Demokratët kanë aktualisht një shumicë të ngushtë në të dyja dhomat e Kongresit, por sondazhet parazgjedhore tregojnë se republikanët ka gjasa të marrin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ndoshta edhe në Senat, një rezultat ky që në të kaluarën ka sjellë ngërç politik.

Pavarësisht përmbushjes së premtimeve për uljen e çmimeve të barnave me recetë, zgjerimin e energjisë së pastër Biden ka pare njëë popullaritet të ulët për shkak të inflacionit të lartë dhe frikës së shumë ekspertëve se vendi rrezikon recesionin. Biden e përmbylli fushatën në Maryland për t’iu bërë thirrje amerikanëve që të votojnë për Wes Moore, i cili pritet të bëjë histori si guvernatori i tretë me ngjyrë i zgjedhur ndonjëherë në SHBA.

 “Ju e dini, demokracia amerikane është nën sulm sepse ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara refuzoi të pranojë rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020. Ai refuzon të pranojë vullnetin e popullit. Ai refuzon të pranojë faktin që humbi. Ai abuzoi me pushtetin e tij dhe vuri besnikërinë ndaj vetes para besnikërisë ndaj Kushtetutës. Dilni për të votuar dhe për të fituar. Votoni, votoni, votoni”, është shprehur Biden.

Sipas një raporti nga BBC-së, më shumë se gjysma e kandidatëve republikanë në mesin e mandatit kanë ngritur dyshime për integritetin e zgjedhjeve të Shtëpisë së Bardhë duke i bërë jehonë pretendimeve të pabaza të Trump për mashtrim të përhapur. Trump e mbylli fushatën në Ohio dhe njoftoi se do të bënte një garë presidenciale të vitit 2024 sa më shpejt që javën e ardhshme, ndërsa u shpreh se do të jepte një njoftim shumë të madh në pronën e tij në Florida, Mar-a-Lago, më 15 Nëntor.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts