Miliona iPhone nuk do të njihen më nga Apple

13:04 03/12/2021

Gjigandi amerikan i teknologjisë Apple po përgatitet që të mos njohë më modelet e vjetra të iPhone. Faqja “MacRumors” pretendon se ka parë një raport të brendshëm të kompanisë, ku thuhet se disa nga modelet e vjetra të iPhone nuk do të funksionojnë.

Modeli që përflitet është iPhone 6 Plus, që më 31 Dhjetor pritet t’i bashkohet listës “të vjetëruara” të Apple.

Në fakt, modelet iPhone 6 dhe iPhone 6Plus, si dhe iPhone 6S janë ndër më të shiturit e Apple në histori pas prezantimit për herë të parë të tyre në vitin 2015. Miliona modele të iPhone 6 dhe 6 Plus janë shitur nga Apple dhe janë ndër më popullorët.

Për iPhone 6 thuhet se do të jetë funksional dhe do të vazhdojë të njihen nga Apple deri në vitin 2023, ndërsa iPhone 6 Plus nuk duket se do të ketë të njëjtin fat.

Sipas programit të Apple, modelet që nuk kanë më mbështetjen e kompanisë, klasifikohen fillimisht në listën “Vintage”, që do të thotë se bëhet shumë e vështirë për të gjetur pjesë apo për të bërë riparime për këtë model.

Kjo periudhë zakonisht zgjat 2 vjet dhe më pas pajisja klasifikohet nga Apple si “e vjetëruar” dhe ndërpret të gjithë mbështetjen e software ndaj saj, që do të thotë se ky model nuk mund të marrë përditësim të sistemit, nuk do të funksionojnë të gjitha aplikacionet, nuk do të ketë të njëjtën mbrojtje nga sulmet kibernetike etj.

Sistemi më i fundit operativ i iPhone, IOS 15, mund të instalohet vetëm në pajisjet iPhone 6S dhe më vonë. /tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.