Milioneri braktis gruan dhe fëmijët për refugjaten ukrainase që strehoi në shtëpi

milioneri braktis gruan dhe femijet per refugjaten ukrainase qe strehoi ne shtepi
milioneri braktis gruan dhe femijet per refugjaten ukrainase qe strehoi ne shtepi

10:04 05/09/2022

Një biznesmen britanik i quajtur Haakon Overli, 52 vjeç, ka tradhtuar gruan e tij me një refugjate ukrainase të cilën e kishin mirëpritur në shtëpinë e tyre pas pushtimit të Rusisë.

Vetëm disa javë pasi ajo u transferua, milioneri la gruan e tij, Imogen Overli dhe fëmijët dhe u transferua me të dashurën e tij në një shtëpi tjetër.

Overli, ka lobuar aktivisht te politikanët britanikë për të ndihmuar në sjelljen e refugjatëve në Mbretërinë e Bashkuar nga Ukraina që nga fillimi i luftës në Mars sipas Daily Mail.

Thuhet gjithashtu se ai është përpjekur për javë me radhë për të përshpejtuar dhënien e vizës së të dashurës së tij.

Overli ka postuar vazhdimisht në Twitter mbështetjen e tij për sjelljen e refugjatëve ukrainas në MB që nga fillimi i pushtimit rus në fillim të këtij viti. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts