Militantët talibanë futen në Kabul, diplomatët amerikanë janë evokuar me helikopter

15:10 15/08/2021

Talibanët kanë bërë përparim të shpejtë gjatë javëve të fundit

Militantët talibanë kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të Afganistanit dhe  kanë  hyrë edhe në Kabul duke shtuar rrezikun se qeveria afgane mund të bier.

Talebanët kanë lëshuar një deklaratë në internet duke thënë se kanë udhëzuar forcat e tyre që të mos kalojnë portat e Kabulit dhe të marrin qytetin me forcë. Pavarësisht garancive të talibanëve në internet, njerëzit vazhdojnë të largohen nga rrugët e qytetit dhe të përpiqen të gjejnë mënyra për të shkuar në shtëpi. Talibanët kanë filluar të hyjnë në kryeqytetin afgan Kabul nga të gjitha anët, tha ministria afgane e brendshme. Shtetet e Bashkuara po evakuojnë diplomatët nga ambasada e tyre me helikopterë

Një udhëheqës taleban në Doha tha se grupi urdhëroi luftëtarët e tij që të përmbahen nga dhuna, të lejojnë kalim të sigurt për këdo që kërkon të largohet dhe të kërkojë nga gratë që të drejtohen në zonat e mbrojtura.

Rrëzimi i shpejtë i forcave qeveritare e ka lënë Presidentin Ashraf Ghani nën presion në rritje për të dhënë dorëheqjen. Nuk ka patur ende asnjë reagim mbi situatën nga presidenti Ashraf Ghani, i cili tha të shtunën se ishte në konsultime urgjente me udhëheqësit vendas dhe partnerët ndërkombëtarë për gjendjen në vend.

Ofensiva në Kabul vjen në kohën kur forcat ndërkombëtare po përgatiten të evakuojnë diplomatët pas përkeqësimit të situatës së sigurisë. Pas avancimit të talibanëve, presidenti amerikan, Joe Biden më 14 Gusht autorizoi dërgimin e 1.000 trupave të marinës. Ata do t’iu bashkohen edhe 3.000 trupave që u autorizuan edhe më herët, për të siguruar tërheqjen e personelit ushtarak amerikan. Këto trupa do t’iu bashkohen mbi 650 pjesëtarëve të personelit që veçse janë në Kabul, të cilët po kujdesen për sigurinë diplomatike.

Bisedimet midis talebanëve dhe qeverisë afgane mbi një mirëkuptim të përbashkët politik  e cila mund të  çojë në një marrëveshje paqeje, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj rezultuan të pasuksesshme.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *