Minatori i bllokuar/ Deputetja PD: Lutemi që të dalë nga nëntoka e pasur që mban mbi tokë mijëra të varfër për shkak të keqeverisjes dhe korrupsionit





Deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka reaguar lidhur me minatorin e bllokuar në minierën e Bulqizës. 

deklarata

Lutemi që të dalë nga nëntoka e pasur që mban mbi tokë mijëra të varfër për shkak të keqeverisjes dhe korrupsionit me lejet“, shkruan Çupi në rrjetet sociale.

Deputetja demokrate thekson se minatorët janë të braktisur si asnjë herë më parë. “Statusi i Minatorit është një mirazh. Në programin e qeverisë nuk kishte asgjë për ta, ashtu siç nuk kishte për 8 vite më parë“, shprehet ajo.

Deklarata e plotë 

Muharrem Plaku, 61 vjeç, ka mbi 48 orë që ka humbur kontaktet me kolegët minatorë, familjarë, brenda një minierë në Bulqizë.

Lutemi që të dalë nga nëntoka e pasur që mban mbi tokë mijëra të varfër për shkak të keqeverisjes, abuzimit dhe korrupsionit masiv me pasurinë Kombëtare.

Gjatë 8 viteve që kaluara janë me dhjetra minatorë që kanë humbur jetën, që janë plagosur në miniera për shkak të babëzisë së pa fre, për shkak të abuzimeve me pasurinë e nëntokës.

Korrupsioni me lejet e shfrytëzimit të minierave fillon në Tiranë, në zyrat me vula shtetërore dhe mbaron në zgavrën e korrupsionit në Bulqizë.

Minatorët janë të braktisur si asnjë herë më parë. Familjet që kanë humbur kryefamiljarin në galeritë e vdekjes janë në hall të madh. Mbijetojnë në varfëri. Lista e borxheve të familjeve të minatorëve shtohet nga dita në ditë.

Qeveria ka hequr dorë nga përgjegjësia sociale për tju siguruar minatorëve kushte pune të sigurta, një pagë të merituar dhe një pension me dinjitet. Statusi i Minatorit është një mirazh. Në programin e qeverisë nuk kishte asgjë për ta, ashtu siç nuk kishte për 8 vite më parë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *