Mineapolisi përfshihet sërish nga trazirat

14:13 12/04/2021

Policia vret një afroamerikan që shkeli rregullat e qarkullimit

Mineapolisi nuk gjen qetësi nga trazirat prej protestave antiraciste. Qindra protestuan prej natës së të Dielës para komisariatit të policisë në qytezën e Bruklinit, pasi më herët forcat e rendit qëlluan për vdekje afro-amerikanin 20-vjeçar Donte Rajt.

Protestuesit, veç fishekzjarrëve dhe sendeve të forta që hodhën në drejtim të policisë, sulmuan edhe dyqane dhe markete duke bërë grabitje masive.

Sipas deklaratës zyrtare të policisë, efektivët qëlluan ndaj 20-vjeçarit pasi ai nuk iu bind urdhrit për shoqërim pasi kishte kryer shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor gjatë udhëtimit me automjet. Ai u rikthye në automjetin e tij dhe policët e qëlluan pasi dyshonin se ai do të merrte atje armë.

Por familjarët thonë se përpjekja për ta shoqëruar ishte e paligjshme pasi efektivët nuk kishin mandat ndalimi. Protestat organizohen teksa në këtë Mineapolis zhvillohet gjyqi për policët që vranë vitin e kaluar afro-amerikanin Xhorxh Flloid, që shkaktoi një tjetër valë masive dhune.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *