MINIFUTBOLL/ Kampionati “5×5” i FSHF-së, Prestige mposhtet nga Nova (VIDEO)









Kampionati “5×5” që organizon Federata Shqiptare e Futbollit vijon takimet për raundin e 1/8 në zonën e Tiranës.

PRESTIGE

Prestige MFC e ka mbyllur rrugëtimin e saj në këtë kompeticion, teksa mbrëmjen e djeshme është mundur nga Nova me rezultatin 6-5, pas një ndeshjeje spektakolare, të luftuar deri në sekondën e fundit.

NDESHJA – Minutat e para të takimit ishin të qeta, me skuadrat që fillimisht studionin njëra-tjetrën. Por gradualisht ekipet nisën të rrezikonin portat respektive.

Në të 10-ën Nova gjeti golin e avantazhit, ndërsa pa kaluar shumë i dyfishoi shifrat pas një kombinimi të bukur të sulmuesve.

Në fundin e pjesës së parë, Prestige ngushtoi në 1- 2 me Shaqen, i cili realizoi me kokë, duke devijuar në portë në shtyllën e dytë një top të marrë nga Shima.

Në startin e pjesës së dytë, Karati i shtangu të gjithë, teksa finalizoi në mënyrë të rrufeshme, duke e dërguar sferën në rrjetë, për t’i barazuar shifrat në 2-2.

Por pa kaluar shumë, Nova rimori avantazhin, duke përfituar nga një vendosje e gabuar në mbrojtje e Prestige.

Nova gjen edhe golin e katërt, me lojtarët e Prestige që kanë kontestime për një faull, por për gjyqtarin Qirici gjithçka është e rregullt.

Ndërkohë, minutat e fundit rezultojnë vërtet spektakolare. Hysenbelliu ndodhet në vendin e duhur në momentin e duhur, duke ia kaluar topin mes këmbëve portierit për të ngushtuar në 3-4.

Prestige merr zemër dhe Biba devijon në portë një gjuajtje kros në shtyllën e dytë nga Shima, duke vendosur baraspeshën në 4-4. Por Nova kundërpërgjigjet brenda pak sekondave me Tabakun, që shënon golin e pestë.

I njëjti lojtar realizon edhe të gjashtin për Novën.

Një minutë nga fundi i kohës së rregullt, Prestige fiton penallti, pasi Nova plotë son numrin e faulleve.

PR

Gjuajtja e Shimës nga pika e bardhë fillimisht grushtohet nga portieri, por bomberi i Prestige realizon me kokë në tentativën e dytë.

Me gjithë përpjekjet e Prestige në çastet finale, Nova arrin ta ruajë avantazhin, duke siguruar edhe kualifikimin.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.