MINIFUTBOLL/ Prestige mundet me gol “fantazmë”, ekipi B regjistron triumfin e radhës








Prestige ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme ndeshjet e saj të radhës në kampionatin “5×5” që organizon Federata Shqiptare e Futbollit. Skuadra e parë pësoi humbjen e parë sezonale, ndërsa ekipi B mori një tjetër sukses me goleadë.

PRESTIGE

Duke kaluar tek ekipi i parë, Prestige u mund me rezultatin 3-2 nga Kalçeto Ademi, në takimin e vlefshëm për Grupin 6 të zonës së Tiranës. Një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, ku nuk mungoi as kontestimi për arbitrimin, pasi diferencën në këtë takim e bëri një gol “fantazmë” i skuadrës Kalçeto Ademi.

Prestige, që në këtë takim nuk kishte në dispozicion kapitenin Fatmir Hysenbelliu dhe sulmuesin kryesor Shima, e filloi ndeshjen me një formacion disi eksperimental. Kalçeto Ademi gjeti dy gola të shpejtë, duke marrë epërsinë 2-0, ndërsa Allmeta ngushtoi për Prestige në 2-1.

Në fundin e pjesës së parë ishte edhe momenti që do të rezultonte deciziv për fatet e takimit, teksa Kalçeto Ademi shënoi golin e tretë, gol që u kontestua shumë nga lojtarët e Prestige, të cilët pretendonin se topi nuk ishte futur në portë. Megjithatë, arbitri Qirici, mes shumë dyshimesh, vendosi ta akordonte gol.

pre

Në pjesën e dytë Allmeta ngushtoi në 3-2, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë, për të regjistruar dopietën në aspektin personal. Me gjithë përpjekjet dhe presingun e vazhdueshëm, Prestige nuk ia doli të barazonte, ndërsa për t’u theksuar ishin ndalesat e shumta, ku loja efektive ishte shumë e paktë.

Megjithatë, arbitri nuk e pa të arsyeshme ta kompensonte disi me kohë shtesë. Kështu, pas katër fitoresh, Prestige pësoi humbjen e parë në kampionat.

PRESTIGE B

Ndërkohë, Prestige B nuk e pati aspak të vështirë të merrte 3 pikët kundër skuadrës Kostricani, në takimin e vlefshëm për Grupin 2. Prestige B triumfoi në shifrat 8-3, ku protagonistë të golave ishin Vasha me një tripletë, Kurpali me dopietë, Hysko, Çakrri, ndërsa pati edhe një autogol. Kjo ishte fitorja e pestë për Prestige B në kampionat, teksa skuadra regjistron gjithashtu edhe një barazim.

pre 1

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *