
21:20 02/12/2021
Kur monedha vendase lira po kalon ditët më të vështira, presidenti turk Erdogan ndryshon Ministrin e Financave dhe Thesarit. Me një dekret të lëshuar në mesnatë, ka emëruar në këtë detyrë ekonomistin Nureddin Nebati. Ky i fundit zëvendëson, Lutfi Elvan i cili qëndroi në postin e ministrit pak më shumë se 1 vit.
Menjëherë pasi iu dorëzua detyra e re, Nebati e bëri tepër të qartë se nuk do të ketë politikë të re ekonomike por do të vijojë në rrugën e Erdogan.
“Po e them që ditën e parë që marr detyrën, nuk do të ketë norma të larta interesi. Do të fokusohemi te investimet dhe te rritja e prodhimit. Në këtë mënyrë do të ulim në minimum borxhin e jashtëm. Ne do të punojmë dhe do të përpiqemi por gjërat i vendos Zoti. Do të jetojmë një periudhë duke hedhur hapa në bazë të politikës ekonomike të presidentit tonë”.
Ekspertë dhe opozita i kërkojnë presidentit Erdogan që të heqë dorë nga politika e tij ekonomike e uljes së normës së interesit. Vetë Erdogan ka thënë se nuk ka rëndësi vlerat e kursit të këmbimit valutor, por fuqia ekonomike e vendit.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al