Ministerialin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për Drejtësinë, Manja niset drejt Shkupit

ministerialin e bashkimit evropian dhe ballkanit perendimor per drejtesine manja niset drejt shkupit
ministerialin e bashkimit evropian dhe ballkanit perendimor per drejtesine manja niset drejt shkupit

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është nisur sot në drejtim të Shkupit, ku nesër do të marrë pjesë në Ministerialin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, organizuar nga presidenca spanjolle e BE-së.

Në Ministerial do të diskutohen çështje me rëndësi për BE dhe rajonin siç janë: Shteti i të drejtës, reformat në sistemin e drejtësisë, sfidat dhe masat në rritjen e besimit publik në sistemin e drejtësisë.

Gjithashtu, në forum do të diskutohet edhe për situatën në Ukrainë, nga ku pritet që ministrat të unifikojnë veprimet e përbashkëta kundër agresionit të Rusisë në Ukrainë. Ministri Manja, në fjalën e tij do të përcjellë ecurinë e reformës në drejtësi, si dhe angazhimin dhe masat që Shqipëria ka ndërmarrë në në këtë drejtim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts