Ministrat e ekonomisë evropiane në Luksemburg për përkeqësimin e situatës

23:00 04/10/2021

Diskutohen masat për të përballuar përkeqësimin e situatës

Ministrat e financave dhe ekonomisë të BE-së janë mbledhur në Luksemburg për të diskutuar efektet e pritshme të krizës energjetike që po jep shenjat para dhe mund të përkeqësohet me ardhjen e dimrit. Shumë zyrtarë evropianë të kërkojnë rishikimin e politikave që synojnë ta bëjnë BE-në liderin global të energjisë së gjelbër.

Franca paralajmëron të heqë dorë nga planet për reduktimin e prodhimit të energjisë nga centralet bërthamore, me argumentimin se përveçse energjia atomike është energji e pastër, ul kostot dhe varësinë nga gazi rus në Europë.

Kontinenti ynë po përballet me një rritje rekord të çmimeve të energjisë që kërcënon të shkatërrojë rimëkëmbjen ekonomike pas-pandemike, të vështirësojë menaxhimin e të ardhurave në çdo familje si dhe të ndikojë në tranzicionin e gjelbër që po lind.

Një seri faktorësh tregu, gjeografikë dhe politikë janë bashkuar dhe kanë formuar një “stuhi” aspak favorizuese në një kohë kur kemi hyrë në stinën e vjeshtës, temperaturat gradualisht po ulen dhe ngrohja është e domosdoshme.

Çmimet e gazit po rriten gjithnjë e më shumë, në Holandë, nga 16 Euro për megavat në fillim të janarit në 75 euro nga mesi shtatorit.

Qytetarët në vende si Spanja, Italia, Franca dhe Polonia tani po përballen me faturat më të larta të energjisë të shënuara ndonjëherë, që shtojnë problemet ekonomike edhe pas pandemisë. Pakënaqësia i ka vënë qeveritë në gatishmëri të lartë, me ministrat e ekonomisë këto momente që përpiqen të dalin me masa emergjente, edhe nëse ato janë afatshkurtra dhe vetëm pjesërisht efektive për të zbutur ndikimin.

Çmimet e energjisë në Evropë po rriten për shkak të rritjes së kërkesës më të madhe pas fazës më të rëndë të pandemisë për energji. Lehtësimi  i kufizimeve te vendosura nga pandemia e COVID-19, e kombinuar kjo edhe me furnizimin e reduktuar të gazit në tregun global.

Mungesa e habitshme e furnizimeve të reja nga Rusia, e cila është eksportuesi kryesor i gazit në BE, po rrit frikën se Moska dëshiron të përfitojë nga kriza për ta kthyer këtë në favor të Nord Stream. 2. 1,230 kilometra rrugë që kalojnë nën Detin Baltik dhe lidh drejtpërdrejt Rusinë dhe Gjermaninë kanë përfunduar, por nuk ka filluar operacionet për shkak të pengesave burokratike. Projekti është kritikuar rëndë brenda dhe jashtë BE -së për përjetësimin e varësisë së BE nga karburantet fosile dhe shtrirjen e ndikimit gjeopolitik të Presidentit rus, Vladimir Putin.

Qeveria ruse ka mohuar çdo përfshirje në krizën e energjisë, por këmbëngulin se tubacioni duhet të vihet në punë sa më shpejt të jetë e mundur. Kritikët, megjithatë, mendojnë se koha e krizës duket shumë e favorshme për agjendën e Kremlinit.

Çmimi i lëndëve djegëse ka pësuar rritje në tregjet globale muajt e fundit, prej kërkesës në rritje për energji kryesisht nga vendet e zhvilluara që po përpiqen të rigjallërojnë ekonomitë pas frenimit të ritmeve të zhvillimit në këto dy vite.

Fushat ku nxirret gaz dhe naftëmbajtëse kanë më tepër se përgjysmuar kapacitetin prodhues nga mungesa e mirëmbajtjes dhe punëtorëve, po për shkak të pandemisë. Kjo ka bërë që kryesisht çmimi i gazit, së paku të dyfishohet këto muaj në tregjet ndërkombëtare.

Teksa parashikohet një dimër i gjatë dhe i ftohtë rezervat e vendeve evropiane të gazit janë 20% nën nivelet e nevojshme për të siguruar furnizim normal.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *