Ministrat e Jashtëm të BE diskutojnë për embargo të naftës ruse

12:38 21/03/2022

Rusia thotë se një vendim i tillë do të ‘godiste’ keq Europën

BE po planifikon ashpërsimin e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë për sulmin e saj ushtarak në Ukrainë, duke vendosur një embargo ndaj naftës ruse.

“Ministrat do ta diskutojnë për këtë”, u tha kryediplomati europian, Josep Borrell gazetarëve përpara takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.

Diplomatët thanë për Reuters se vendet baltike, përfshirë Lituaninë, po bëjnë presion për një embargo, ndërsa Gjermania po paralajmëron kundër vendimeve kaq të shpejta për shkak të çmimeve tashmë të larta të energjisë në Evropë.

Ne nuk mund të lodhemi duke vendosur sanksione dhe po ashtu edhe për të ofruar ndihmë për Ukrainën,” tha Ministri i Jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis.

Lituania, ka qenë ndër vendet më të ashpra dhe më të zëshme kur bëhet fjalë për sanksionet kundër Rusisë. Kremlini ka thënë se një embargo ndaj naftës ruse do të godiste rëndë Evropën.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.