Ministrat e Jashtëm të BE, gati sanksionet kundër Minskut

16:50 15/11/2021

Vazhdon dhuna e refugjatëve në kufirin me Poloninë

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian bien dakord për të shtuar sanksionet ndaj Bjellorusisë, për shkak të krizës së refugjatëve në kufirin me Poloninë. Të mbledhur në Bruksel, ata ranë dakord të përfshijnë në listën e masave ndëshkuese, të gjithë shtetasit bjellorusë të përfshirë në organizimin e dyndjes së refugjatëve dhe emigrantëve dhe trafikimin e tyre drejt vendeve të unionit.

Masat mund të përfshijnë edhe presidentin bjellorus Aleksandër Lukashenko, të cilin zyrtarët europianë dhe amerikanë e kanë akuzuar si organizator të situatës, me qëllim për t’i ushtruar presion Bashkimit Europian të heqë sanksionet ekonomike të vendosura vitet e fundit.

Dhuna në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë vazhdon prej më shumë se një jave. Refugjatë dhe emigrantë nga Afganistani, Siria, Iraku e vende të tjera myslimane vazhdojnë përpjekjet për të kapërcyer barrierat kufitare me Poloninë, për të vazhduar rrugëtimin e tyre drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Por kufiri është blinduar nga qindra policë e ushtarë, të cilët iu përgjigjën edhe me topa ujëhedhës e gaz lotsjellës, disa emigrantëve që i sulmuan me sende të forta. Sakaq, qeveria irakiane po financon fluturimet e riatdhesimit të shtetasve të saj që ndodhen në këtë zonë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.