Ministrat e Jashtëm të BE mblidhen në Kiev

ministrat e jashtem te be mblidhen ne kiev

18:15 02/10/2023

Kuleba: Ngjarje historike, mbështetje e palëkundur për Ukrainën

Ministrat e Jashtëm të vendeve europiane zhvilluan këtë të hënë një mbledhje të rrallë. U mblodhën në Kiev dhe kjo shënon të parën mbledhje të Këshillit të ministrave të jashtëm, përtej kufijve të Bashkimit Europian dhe të parën në një vend në konflikt siç është Ukraina.

Një mbledhje që synon të përcjellë mesazhin e mbështetjes së palëkundur të Bashkimit Europian për Ukrainën përballë luftës nga Rusia.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Ngjarja është historike pasi për të parën herë, Këshilli i Punëve të Jashtme zhvillohet jashtë kufijve aktualë të Bashkimit Europianë, por brenda kufijve të tij të ardhshëm.

Përfaqësuesi i Lartë i BE, Borrell: Kjo luftë, sidomos për ne europianët është një kërcënim për ekzistencën.

Mesazhi që përcjell kjo mbledhje është domethënës, veçanërisht në këtë moment kur mbështetja ndaj Kievit është me pikëpyetje nga aleati më i madh, Shtetet e Bashkuara, ku republikanët e bënë të pamundur për momentin ndihmën financiare për këtë Ukrainën, të planifikuar nga administrata Biden.

Tv Klan

ministrat e jashtem te be mblidhen ne kiev

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts