Ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë përshkallëzimin midis Palestinës dhe Izraelit

Ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) do të takohen të martën për të diskutuar përshkallëzimin e situatës midis Palestinës dhe Izraelit pas “rritjes së papranueshme të numrit viktimave civile”, tha kryediplomati i bllokut.

“Si rezultat i përshkallëzimit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Palestinës dhe numrit të papranueshëm të viktimave civile, unë thërras një video-konferencë të jashtëzakonshme të Ministrave të Jashtëm të BE-së të martën”, shkroi shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell në Twitter.

“Ne do të koordinojmë dhe diskutojmë se si BE-ja mund të kontribuojë më së miri për t’i dhënë fund dhunës aktuale”, theksoi ai.

Tensionet kanë qenë të larta në lagjen Sheikh Jarrah të Kudsit Lindor dhe në Xhaminë Al-Aksa dhe Portën e Damaskut që nga fillimi i muajit të bekuar musliman të Ramazanit pasi forcat izraelite dhe kolonët sulmuan palestinezët.

Tensionet u përhapën nga Kudsi i Lindor i okupuar në Gaza pasi grupet palestineze të rezistencës u zotuan të hakmerren për sulmet izraelite nëse ato nuk ndaleshin.

Numri i të vdekurve në sulmet izraelite, përfshirë sulmet ajrore që nga 10 maji, është rritur në 181, përfshirë 52 fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967 dhe aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, veprim ky që nuk është njohur kurrë nga komuniteti ndërkombëtar/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *