Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës mund të takohen nesër

21:54 09/03/2022

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka mbërritur në resortin jugor turk të Antalias. Këtë lajm e bëri të ditur agjencia e lajmeve Reuters teksa ka cituar një dëshmitar. Takimi me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba është planifikuar ditën e nesërme.

Nëse takimi do të realizohet, do të shënojë herën e parë të bisedimeve mes tyre që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj.

“Sinqerisht, pritshmëritë e mia nga bisedimet janë të ulëta,” tha Kuleba më herët.

Ukraina dëshiron një armëpushim, çlirimin e territoreve të saj dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve humanitare. Moska kërkon që Kievi të marrë një pozicion neutral dhe të heqë dorë nga çdo aspiratë për t’u antarësuar në NATO./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.