Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s miratojnë strategjinë për inteligjencën artificiale

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s miratuan strategjinë e parë të aleancës për inteligjencën artificiale dhe krijimin e Fondit të Inovacionit të NATO-s.

Aleatët e NATO-s nënshkruan një marrëveshje për krijimin e Fondit të parë të Inovacionit të aleancës, njoftoi Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg pas ditës së dytë të takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.

“Fondi i ri i inovacionit i NATO-s do të na sigurojë që të mos mbesim prapa në teknologjinë dhe aftësitë më të fundit që do të jenë kritike për sigurinë tonë”, shtoi ai.

Nisma, e financuar nga 17 shtete anëtare të NATO-s, do të mbështesë kërkimin dhe zhvillimin në lidhje me teknologjitë shkatërruese me mbi 1 miliard dollarë.

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s miratuan gjithashtu Strategjinë e parë të Inteligjencës Artificiale të aleancës që përcakton standardet për përdorimin e kësaj teknologjie në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Kreu i NATO-s shpjegoi se strategjia përshkruan se “si do të përshpejtojmë adoptimin e inteligjencës artificiale në atë që bëjmë, përcakton se si do ta mbrojmë këtë teknologji dhe do të adresojmë kërcënimet që vijnë nga përdorimi i inteligjencës artificiale nga kundërshtarët”.

Ministrat e NATO-s zhvilluan gjithashtu bisedime me partnerët Finlandën, Suedinë dhe BE-në në ditën e fundit të takimit të tyre.

“Bashkëpunimi NATO-BE ka arritur tashmë nivele të papara”, tha Stoltenberg, duke përmendur si shembuj bashkëpunimin në hapësirën kibernetike dhe misionin detar në Detin Egje.

Ai përshëndeti përpjekjet e ripërtërira të BE-së në forcimin e aftësive të mbrojtjes, por paralajmëroi se BE-ja ka nevojë për më shumë investime në aftësitë e nivelit të lartë dhe jo struktura të reja mbrojtëse pasi “aleanca jonë transatlantike mbetet themeli i sigurisë dhe Evropa dhe Amerika e Veriut do të vazhdojnë të qëndrojnë të fortë së bashku në NATO”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *