Ministrat e Shëndetësisë së G20 takohen në Romë

21:20 05/09/2021

Takimi dy ditor do të përqendrohet kundër Covid-19

Ministrat e Shëndetësisë të G20 janë takuar në Romë, në një samit i cili synon të rrisë nivelin e bashkëpunimit dhe të trajtojë sfidat e përbashkëta shëndetësore në nivel ndërkombëtar.

Ministri italian i Shëndetësisë dhe kryesuesi i samitit, Roberto Speranza, mirëpriti homologët e tij përpara seancës së parë të samitit dy-ditor kushtuar pandemisë së Covid-19.

Në dy ditët ata kanë vendosur që takimet e radhës të fokusohen në parandalimin dhe gatishmërinë për t’iu përgjigjur më mirë  pandemive në të ardhmen. Fokusi tjetër do të jetë edhe identifikimi i strategjive më të mira globale për të mbështetur zhvillimin dhe aksesin e barabartë në vaksina dhe terapi.

G20 është forumi ndërkombëtar që bashkon ekonomitë kryesore të botës. Anëtarët e tij përbëjnë më shumë se 80% të PBB -së botërore, 75% të tregtisë globale dhe 60% të popullsisë së planetit. Forumi mblidhet çdo vit që prej vitit 1999.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *