Ministri Balla pret numrin 2 të policisë italiane: 14 grupe të përbashkëta hetimore për goditjen e krimit të organizuar

ministri balla pret numrin 2 te policise italiane 14 grupe te perbashketa hetimore per goditjen e krimit te organizuar
ministri balla pret numrin 2 te policise italiane 14 grupe te perbashketa hetimore per goditjen e krimit te organizuar

TIRANE

Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes Policisë Shqiptare dhe Policisë Italiane janë në një fazë intensive. Këtë e dëshmon numri i lartë i grupeve të përbashkëta investiguese, mes dy shteteve, për hetime që shtrihen në 2 vendet fqinje.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë takimit që pati me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Italian, Prefektin Vittorio Rizzi vlerësoi kontributin e tij, pikërisht për këtë efektivitet.

“Bashkëpunimi me ‘Polizia di Stato’ dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese italiane është në nivelin më të lartë dhe më efikas. Kemi ngritur 14 ekipe të përbashkëta hetimore për goditjen e krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike, krimin kibernetik, financiar etj”, shkruan Ministri Balla në rrjetet sociale, pas takimit mbajtur në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts