Ministri Barkat: Izraeli do të “fshijë” Hamasin, djem të rinj i dogjën të gjallë

ministri barkat izraeli do te fshije hamasin djem te rinj i dogjen te gjalle

ministri barkat izraeli do te fshije hamasin djem te rinj i dogjen te gjalle

20:40 10/10/2023

Ministri i Ekonomisë i Izraelit, Nir Barkat, tha se Izraeli do ta “fshijë” Hamasin pasi shumë fëmijë u dogjën të gjallë, u prenë koka dhe u qëlluan për vdekje civilët. Në një lidhje direkte me televizionin britanik “Sky News”, ministri ka thënë se operacioni i Izraelit do të vazhdojë derisa të vendoset “flamuri i bardhë”.

“Ne kemi dëgjuar për 40 djem të rinj, disa prej tyre u dogjën të gjallë, disa u prenë koka, disa u qëlluan në kokë”, tha ministri izraelit për “Sky”, megjithëse Forcat e Mbrojtjes izraelite nuk e kanë konfirmuar deklaratën e tij.

Gjatë fjalës së tij, ministri i Izraelit, Nir Barkat, bën thirrje që të mos mbështetet Hamasi, pasi në të kundërt paralajmëron të gjithë se rrezikojnë jetën e tyre. Ai thotë se i gjithë Izraeli është i bashkuar për të zhdukur Hamasin.

“I gjithë vendi është i bashkuar për të hequr Hamasin nga kjo botë, për ta nxjerrë jashtë. Të gjithë militantët, të gjithë infrastrukturën, njerëzit që mbështesin Hamasin, ne do t’i zhdukim ata. Ne po hyjmë për të vrarë militantët dhe çdo civil duhet të largohet. Nëse nuk lëvizni dhe po i mbuloni militantët e Hamasit, ju rrezikoni jetën tuaj. Ne nuk duam të lëndojmë njerëz të pafajshëm”.

Ministri Barkat e krahasoi Hamasin me ISIS-n, teksa tha se sulmet e tyre ishin shembull i asaj që kanë synim t’i bëjnë Izraelit./tvklan.al




ministri barkat izraeli do te fshije hamasin djem te rinj i dogjen te gjalle

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts