Ministri britanik i Shëndetësisë jep dorëheqjen…

20:13 26/06/2021

Theu rregullat e Covid-it duke puthur ndihmësen

Ministri britanik i Shëndetësisë Matt Hancock dha dorëheqjen të shtunën pas publikimit të fotove që e tregonin atë se kishte thyer rregullat e vendosura për shkak të COVID-19-s, duke puthur dhe përqafuar në zyrë ndihmësen e tij.

Ngjarja ka shkaktuar zemërim mes kolegësh të tij si dhe të publikut që kanë jetuar nën bllokime për shkak të pandemisë.

Ministri 42-vjeçar i shkruante Kryeministrit Boris Johnson se po jepte dorëheqjen, kjo pasi gazeta “The Sun” publikoi fotot e ministrit i cili është i martuar, duke u përqafuar e puthur me një grua të punësuar në kabinetin e tij dhe që paguhet nga taksapaguesit.

Hancock ka qenë në krye të luftës së qeverisë kundër pandemisë. Ai shfaqej rregullisht në televizor e radio duke u kërkuar njerëzve të zbatojnë rregullat e rrepta me qëllim për të vënë nën kontroll virusin.

Ne ua kemi borxh njerëzve që kanë sakrifikuar kaq shumë gjatë kësaj pandemie e të mos i zhgënjejmë siç kam bërë unë duke shkelur udhëzimet“, shkruante ai në letrën drejtuar kryeministrit.

Johnson përgjigjej se i vinte keq që e kishte pranuar kërkesën e tij.

Duhet të jeni jashtëzakonisht krenar për shërbimin tuaj“, shkruante ai. “U jam mirënjohës për mbështetjen dhe besoj se kontributi juaj në shërbimin publik nuk do të mbarojë kurrë“.

Gazeta “The Sun” publikoi foto të zotit Hancock duke puthur ndihmësen e tij në zyrë muajin e kaluar, në një kohë kur nuk lejohej që njerëzit të kishin kontakte intime me një person jashtë familjes së tyre./VOA

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *