Ministri britanik i Transportit: E di që rregullat e udhëtimit janë të dhimbshme

23:20 30/07/2021

Grant Shapps premtoi se do ta rishikonte vendimin në të ardhmen

Pasi Parisi e quajti vendimin e Mbretërisë së Bashkuar si diskriminues ku  masat e karantinës  qëndronin vetëm për udhëtarët nga Franca dhe jo për ata që vijnë nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian ka reaguar edhe mirinistri britanik i Transportit.

Grant Shapps deklaroi se ishte thelbësore që këto kufizime të cilat i cilësoi si të dhimbshme të vazhdonin. Ai foli dhe për një qasje të kujdesshme ndaj vendeve të tilla si Franca për të shmangur përhapjen e varianteve të koronavirusit kundër të cilave  vaksinimet mund të jenë më pak efektive.

“Ne nuk duam të marrim përsipër risqe ose rreziqe, veçanërisht, pasi kemi ecur kaq mirë me programin e vaksinimit, ju tashmë e dini, një variant i cili është në gjendje të shmangë vaksinat më të mira do të ishte tepër e rrezikshme për ne duke patur parasysh se ku kemi arritur për momentin”, u shpreh ai gjatë një interviste për “BBC”.

I pyetur në lidhje me çështjen e Francës, një nga destinacionet më të preferuara për qytetarët britanikë ministri pohoi se shpresonte se situata të përmirësohet me kalimin e kohës duke thënë se gjatë javës së ardhshme do të jetë mundësia e parë për të rishikuar vendimin.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *