
13:34 20/03/2022
Ministri i Financave i Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se shenjat e bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës janë inkurajuese, por duhet të trajtohen me njëfarë skepticizmi.
Duke folur për Sky News, Sunak tha se çdo zgjidhje e mundshme midis Moskës dhe Kievit “duhet të jetë sipas kushteve të Ukrainës”.
Sunak nuk përjashtoi mundësinë që Mbretëria e Bashkuar të veprojë si garantuese e ndonjë marrëveshjeje të mundshme paqeje midis dy vendeve, por tha se është shumë herët për të hyrë në formën e ndonjë marrëveshjeje.
Ai tha gjithashtu se rreth 10,000 refugjatë ukrainas u janë dhënë viza për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar./tvklan.al