Ministri i Brendshëm austriak: Do të luftojmë çdo qëndrim anti-izraelit

Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer deklaroi se në vend janë të ndaluara protestat në mbështetje për Palestinën dhe se do të luftojnë me vendosmëri kundër çdo qëndrimi anti-izraelit.

Nehammer në konferencën për media lidhur me bilancin e krimeve dhe akteve të paligjshme në Austri vitin e kaluar përsëriti mbështetjen e vendit të tij për Izraelin, i cili vazhdon të rrisë sulmet ndaj Palestinës. Duke deklaruar se jetesa e sigurtë e hebrenjve në Austri është një përgjegjësi historike për ta, Nehammer tha se të gjitha llojet e antisemitizmit dhe qëndrimeve anti-izraelite do të luftohen me vendosmëri.

Duke përcaktuar sulmet e Izraelit ndaj Palestinës si “kriza e Izraelit”, ai pretendon se “Turqia luajti një rol në përshkallëzimin e këtij tensioni”.

Shpalosja e flamurit turk në protestat palestineze shqetësoi Austrinë

“Çfarë lloj ndikimi ka Turqia në këtë tension”, tha Nehammer duke potencuar deklaratat e presidentit Recep Tayyip Erdoğan. Ai pretendon se “shpalosja e flamujve turq në protestat e mbajtura në Vjenë dhe mbështetja e qytetarëve me origjinë turke për veprimet kundër politikave izraelite rritën tensionin”.

Katër protesta të ndryshme në solidarizim me Palestinën, të cilat ishin planifikuar të mbaheshin në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë, në fundjavë, u ndaluan për arsye sigurie ndërsa demonstrata pro-Izraelit u lejua kundër saj.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *