Ministri i Jashëm ukrainas: Gati të vijojmë bisedimet që lufta të marrë fund

11:33 10/03/2022

Pas takimit në Antalia me homologun rus, Ministri i Jashëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se palët kishin rënë dakord për të vijuar përpjekjet për të gjetur një zgjidhje sa i përket problemit humanitar në Ukrainë. Ai shprehu gatishmërinë për t’u takuar sërish më këtë format, nëse ekzistojnë mundësitë për një diskutim serioz dhe gjetja e zgjidhjeve.

Kuleba po ashtu tha se besonte që kur dy ministra të jashtëm takohen kanë mandatin për të negociuar çështje që lidhen me paqen dhe sigurinë.

Jam gati të vazhdoj këtë angazhim me qëllimin që lufta në Ukrainë të marrë fund, që vuajtjet e civilëve të marrin fund dhe që të lirojmë territoret tona nga trupat pushtuese ruse”, tha ai.

Kuleba po ashtu tha se nuk kishte qenë e lehtë të dëgjohej Lavrov gjatë takimit të tyre dhe theksoi se lista e kërkesave të Rusisë “do të thotë të dorëzohesh”. Kuleba shtoi se shpresonte që homologu i tij rus do ta përcjellë bisedën e tyre tek qeveria ruse dhe tek ushtria dhe të dëgjojnë lutjen e civilëve ukrainas.  

Sa i përket një armëpushimi të mundshëm Kuleba tha: “Përshtypja ime është që Rusia nuk është në pozitat për të vendosur një armëpushim”. Ai shtoi se vendi i tij nuk mund të ndalojë luftën nëse vendi që e nisi agresionin nuk e ka një dëshirë të tillë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.