Ministri i Jashtëm i Italisë viziton sot Kosovën, zbardhet axhenda e takimeve, do japë mesazh nga Kuvendi

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio, sot viziton Kosovën.

Ai do të zhvillojë takime me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në orën 16:55, ministren e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, si dhe do t’iu drejtohet në një seancë solemne deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në orën 17:30.

Kjo është agjenda e MPJD-së:

Ora: 14:20 – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”

Ministrja Gërvalla do ta mirëpresë homologun italian Di Maio. (Mediat mund të marrin vetëm pamje)

Ora 15:00 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të zhvillojnë takimin bilateral. (Vetëm pamje)

Ora 15:40 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Në sallën e konferencave, në prani të ministrave të Jashtëm, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, do të nënshkruajnë marrëveshjen e radhës midis dy vendeve.

Ora 15:45 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të deklarohen për media.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *