Ministri i Jashtëm i Libanit jep dorëheqje për shkak se shkaktoi zemërim në vendet e Gjirit

Ministri i Jashtëm libanez Charbel Wehbe kërkoi të lirohet nga detyra e tij mes zemërimit të Gjirit për komentet e tij të fundit të cilat u panë si ofenduese.

“E kam paraqitur (presidentit Michel Aoun) kërkesën për t’u liruar nga përgjegjësitë e mia si ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e përkohshme”, tha Wehbe në një deklaratë të cilën e citoi agjencia zyrtare libaneze e lajmeve.

Nuk ka ende një konfirmim nëse Aoun ka pranuar dorëheqjen e ministrit.

Wehbe shkaktoi zemërim tek vendet e Gjirit pasi në një intervistë të hënën për kanalin televiziv Alhurra të financuar nga SHBA-ja tha: “Ato vende të dashurisë, miqësisë dhe vëllazërisë, na sollën DEASH-in” dhe pastaj vazhdoi duke përshkruar një mysafir saudit si “njerëz beduinë”.

Wehbe refuzoi të përmendte këto vende gjatë intervistës.

Deklaratat e tij kanë shkaktuar zemërim në Arabinë Saudite, Kuvajt, Bahrein dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat u përgjigjën duke thirrur ambasadorët e Libanit për të protestuar ndaj deklaratës.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *