
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba i ka bërë thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian që të sigurojë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe të vendosë sanksione ndaj Iranit, si dhe paketën e nëntë të kufizimeve ndaj Rusisë.
“Unë jam ndoshta ministri i parë i jashtëm që i drejtohet BE FAC nga një strehë me bomba për shkak të sirenës së sulmeve ajrore. Kërkojë më shumë mbrojtje ajrore dhe furnizim me municion. I bëj thirrje BE-së të vendosë sanksione ndaj Iranit për sigurimin e Rusisë me drone. Paketa e 9-të e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë duhet të jetë e fortë”, shkroi Kuleba në Twitter.
Siç u raportua më herët, ministrat e jashtëm të BE-së në takimin në Luksemburg më 17 tetor synojnë të miratojnë një paketë sanksionesh kundër Iranit në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe gjithashtu do të shqyrtojnë provat në lidhje me përfshirjen e Iranit në furnizimin me armë për Rusinë. .
Katër sulme me dron kamikaze u konfirmuan në Kiev të hënën në mëngjes. Një ndërtesë banimi është goditur në lagjen Shevchenkivskyi. Katër civilë u vranë në sulm, sipas raporteve paraprake.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al