Ministri i Jashtëm iranian do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve rreth audio-regjistrimit të publikuar

Ministri i Jashtëm iranian, Mumammed Javad Zarif, do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve në Parlamentin Iranian në lidhje me audio-regjistrimin në të cilin ai kritikon ish-komandantin e forcave të Kudsit, Qassem Soleimani, dhe që solli një reagim të madh në politikën e vendit.

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve të Iranit Tesnim, ministri Zarif të dielën, më 9 maj, do të marrë pjesë në takimin e Komisionit të Parlamentit Iranian për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme, për shkak të deklaratave të tij në intervistën e tij konfidenciale të dalë në shtyp.

Bëhet e ditur se Zarif do të bëjë deklarata në lidhje me kritikat e drejtuara ndaj tij në lidhje me audio-regjistrimin dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve.

Regjistrimi i audios është në agjendën e vendit

Intervista e Zarif-it me gazetarin Said Leylaz në mars 2021, e cila u hoq nga arkivat qeveritare pa u publikuar, u zbulua dhe u publikua nga televizioni Iran International me bazë në Londër më 25 prill.

Në intervistën në fjalë, Zarif akuzoi Rusinë për “përpjekje për të bllokuar marrëveshjen bërthamore” dhe kritikoi Ushtrinë e Gardës Revolucionare, veçanërisht ndërhyrjet e ish-Komandantit të Forcës Kuds, Qasem Soleimani, në politikën e jashtme. Deklaratat e Zarif-it në intervistë tërhoqën reagimin e krahut konservator në vend dhe u bënë thirrje për “dorëheqje”.

Duke bërë një deklaratë pas reagimeve, Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se intervista ishte bërë për t’u mbajtur në arkivat e qeverisë, jo për publikim. Ndërkaq, Kryeprokuroria e Teheranit nisi një hetim mbi çështjen.

Kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe të Jashtme të Parlamentit Iranian, Mujtaba Zinnur, më 27 prill tha se ata e ftuan Zarif-in në parlament për të hetuar përmbajtjen e audios dhe pse dhe si u zbulua ky regjistrim.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *