Ministri i Jashtëm rus: Ne duhet të normalizojmë marrëdhëniet mes Moskës dhe Brukselit, dialogu i domosdoshëm

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, ka zhvilluar një bisedë në Paris me homologun e tij francez Jena-Yves Le Drian, për krizën e emigrantëve si edhe marrëdhëniet mes Moskës dhe Brukselit.

Ai deklaroi se në bisedimet me Francën nuk është diskutuar çështja e sanksioneve ndaj linjës ajrore ruse ‘Aeroflot’, duke sqaruar se është një marrëve vendosja e sanksioneve.

“Të gjithë e kuptojnë se sanksionet janë një marrëzi. Bashkimi Europian e kupton se sanksionet ndaj ‘Aeroflot’ janë një marrëzi dhe kjo është arsyeja përse kjo çështje nuk u trajtua në bisedimet në Paris”, ka thënë Lavrov.

Më tej ai tha se ka diskutuar me Presidentin e Këshillin Europian, Charles Michel krizën e emigracionit në kufirin Poloni-Bjellorusi, si edhe për domosdoshmërisë e normalizimit të marrëdhënieve midis Rusisë dhe Brukselit.

Lavrov u shpreh se Rusia shpreson që në Bashkimin Europian të arrihet një dialog i sinqertë dhe i drejtë për çështjet e rëndësishme.

“ Ne arritëm të diskutonin gjatë me Charles Michel. Ndër të tjera, kam theksuar domosdoshmërinë për të normalizuar marrëdhëniet midis Moskës dhe Brukselit” , është shprehur ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *