Ministri i Jashtëm turk bën paralajmërimin e fortë: Ekziston rreziku i një Lufte të Tretë Botërore

ministri i jashtem turk ben paralajmerimin e forte ekziston rreziku i nje lufte te trete boterore
ministri i jashtem turk ben paralajmerimin e forte ekziston rreziku i nje lufte te trete boterore

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan deklaroi se konfliktet në Gaza dhe midis Rusisë dhe Ukrainës rrezikojnë të hapin rrugën për një luftë të tretë botërore.

“Unë mendoj se bota duhet ta konsiderojë seriozisht këtë skenar, ta konsiderojë seriozisht këtë kërcënim. Ekziston një rrezik i këtij lloji. Ne e kemi thënë këtë që nga fillimi, me të vërtetë është marrë parasysh,” -tha Fidan gjatë një interviste televizive në Kanali HaberTurk.

Ndër shenjat e përkeqësimit të luftërave të përmendura nga Fidani, i cili para se të emërohej ministër i Jashtëm vitin e kaluar ishte shef i Shërbimit Sekret të Ankarasë për më shumë se një dekadë, janë edhe deklaratat e fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçicc, sipas të cilit mund të ketë një konflikt të madh në tre ose katër muaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts